Partia Demokratike e ndarë në dysh ka çuar dy rezoluta në Kuvend për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Deputeti Kreshnik Çollaku, që është pro linjës së ndjekur nga Enkelejd Alibeaj shkruan në një postim në Facebook, se kjo nismë ishte e Lulzim Bashës që vitin e kaluar që ngriti një grup pune për ta hartuar dhe më pas për ta dërguar në Kuvend për miratim.
Por shton ai, sapo rezoluta e përgatitur u dërgua në Kuvend nga grupi i Alibeajt, të njëjtën gjë bëri edhe “Rithemelimi”. Së pari ai akuzon se drafti ka rrjedhur nga grupi i Alibeajt te i “Foltores” dhe së dyti e akuzon “Rithemelimin” për kopjim të rezolutës. Mbi të gjitha, ai thotë se nuk duhet të ketë betejë për protagonizëm, referuar grupit të Sali Berishës. Përballja do të jetë të enjten në Kuvend mes veti dhe Edi Ramës.
“Ideja e nje rezolute per te denuar e mbajtur nje qendrim te plote shteteror ndaj genocidit serb ne Kosove,u lajmerua nga korriku i 2021 dhe ne shtator po te 2021 filloi puna per draftimin e kesaj Rezolute,nga Partia Demokratike.
Mandati i ri parlamentar sapo kishte filluar dhe grupi parlamentar i PD kishte filluar pergatitjet e planit opozitar per aktivitetin parlamentar.
Pervecse hartimit te nje rezolute te tille dhe ne menyre specifike me hartimin e nje plani qe cdo aset diplomatik,cdo lidhje nderkombetare e PD te vendosej ne mbeshtetje te Kosoves dhe perpjekjeve te saj per konsolidimin e shtetit dhe mbrojtjen e pavaresise dhe sovranitetit.
Ne ate kohe Lulzim Basha kryetar i PD angazhoi dhe kerkoi nje grupi te gjere ne PD,deputete qe mbulonin marredhenie me jashte,ish diplomate,eksperte te se drejtes nderkombetare vendas e te huaj te pergatitnim nje draft rezolute per genocidin serb ne Kosove.
Materiali duhet te ishte nje dokument i plote qe tejkalonte interesin e luftes opozitare dhe te shtrihej me gjere si nje dokument qe te konsolidonte qendrimin shteteror e institucional te Republikes se Shqiperise me ate ngjarje dhe rolin e Serbise ne ngjarjet tragjike ne Ballkan.
Hartimi i nje dokumenti i tille kerkoi angazhim te plote dhe korrespondencat e dokumentuara me te gjithe hartuesit e draftit me data dhe emra ekspertesh te perfshire disponohen e jane te bollshme.
Ky material voluminoz frut i nje pune grupi ne Partine Demokratike eshte dokumenti qe kryetari i grupit parlamentar z Enkelejd Alibej ka depozituar me kryesine e kuvendit ne pritje per tu paraqitur seances per votim.
Pikerisht vetem pak ore pas depozitimit zyrtar ,i njejti material i rrjedhur nga ndonje nga antaret e grupit te punes te hartimit te draftit miqeve te “rithemelimit” ,tashme jo si kerkese grupi por si nisme e disa deputeteve u dorezua ne kryesi te kuvendit si kerkese per mocion.
Eshte e teper te them se qartesisht kjo eshte nje beteje e paarsyeshme per protagonizem e cila na vendos te gjitheve ne pozite te veshtire,edhe si hartues te draftit edhe si grup parlamentar i PD.
Kjo beteje protagonizmi brenda vetes nuk ka pse del jashte mureve te selise apo partise tone e mbi te gjitha nuk ka pse perdoret ne ceshtje qe tejkalojne interesin e PD dhe jane ceshtje te interesit kombetar.
Nuk ka asnje rendesi kush merr autoresine e draftimit te nje rezolute per Kosoven,rendesi ka qe Parlamenti Shqiptar te mbaje nje qendrim te unifikuar e vote mbeshtetese per te denuar Genocidin Serb ne Kosove.
Me kete synim,cdo protagonizem i paaresyeshem politik eshte i demshem,sikunder cdo alibi e maxhorances per ta rrezuar Projekt Rezoluten demton jo individet por baltos e shtetin shqiptar ne Denimin e Genocidit Serb ne Kosove.
Parlamenti i Shqiperise duhet te votoje unanimisht Rezoluten e Denimit te Genocidit Serb ne Kosove,si nje akt qe mbeshtetet ne te verteten historike dhe ne interesin kombetar” shkruan ai.