-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vrasje në ’97, Amerika dorëzon ish-policin në Shqipëri

Kryesoret

Tomorr Çela, autori i dy vrasjeve në 1997 e ka dëbuar nga SHBA-të.

56-vjeçari i ka kryer vrasjen në bashkëpunim me vëllain e tij. Ai ka qenë punonjës policie dhe është dënuar nga gjykata e Tiranës me 23 vite burg.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas Gjykatës, Çela është autori i vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ngjarje e shënuar në 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani. Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. 

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Rinas/ Deportohet nga SHBA-ja, autori i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 1997, në Tiranë.

Si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, të kryer në bashkëpunim nga Interpol Tirana me Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për t’u përballur me organet shqiptare të drejtësisë, i shtetasit shqiptar:

• Tomor Çela, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 24.02.2014, e ka dënuar me 23 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit