-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EKSKLUZIVE/ Bajram Begaj flet për herë të parë pasi u propozua si kandidat për President

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Bajram Begaj është kandidatura që Partia Socialiste do të çojë pasditen e së shtunës në Kuvend, në raundin e katërt për Presidentin e ri të Republikës.

Pas më shumë se 70 minutash mbledhja të Kryesisë së PS, ishte kryeministri Edi Rama ai që ka bërë të ditur se kandidatura e PS për president të Shqipërisë është ajo e Begajt, i cili aktualisht mban postin e shefit të Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“5pyetjet.al” kontaktoi me zotin Begaj për t’i marrë atij një reagim mbi këtë propozim. Ai u shpreh tejet i vlerësuar, ndërsa nuk pranoi të konfirmojë nëse ishte kontaktuar më parë nga mazhoranca apo lajmi ishte surprizë për të.

Urime zoti Begaj!

Bajram Begaj: Të falenderoj shumë.

Si ndiheni?

Bajram Begaj: Vlerësim, shumë vlerësim.

Ju kishin kontaktuar më përpara apo lajmin e morën vesh pas deklaratës së Ramës për gazetarët?

Bajram Begaj: Do të flasim për këtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit