Sot Kuvendi do të mbajë seancën e radhës ku me votim të fshehtë do të zgjidhet Presidenti i ri.
Gjeneralmajor Bajram Begaj është propozimi i PS-së, i cili pritet të shkojë në parlament pasditen e kësaj të shtune. Ka pasur një sërë reagimesh nga grupet politike, por opozita është shprehur haptazi kundër propozimit të Ramës. I vetmi që e ka kaluar në heshtje të gjithë këtë është kreu aktual i shtetit Ilir Meta, i cili ka postuar së fundmi në foto nga Stambolli.