Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ardi Daullxhiu ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spitalin e Durrësit. Ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak.
Ardi Daullxhiu ishte duke shitur fara në treg kur pësoi atakun kardiak dhe pas disa minutash ndërroi jetë në spital.
Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas ekspozimit në rrjetet sociale dhe kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej.









