-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse nuk ngrihen helikopterët për zjarret? Rama: Shikoni se çfarë ndodh në Athinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend, ku kritika të shumta ka marrë për mos ngritjen e helikopterëve me qëllim shuarjen e flakëve në Ishullin e Sazanit.

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se “për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh në Greqi e kudo tjetër në kushtet e zjarreve ku po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë!”

Ndërkohë sipas Ramës, për situatën në vendin tonë janë po të njëjtët që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, vetëm llafe.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit