-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gratë ikin në tualet me dritë”/ Korreshi: Është bërë barcaletë për në maternitetin e Lushnjës

Kryesoret

Deputeti i Parisë Demokratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka trajtuar problematikat e Lushnjës përmes batutave.

Ai tha se spitali i Lushnjës nuk ofron shërbimin e analizave.

Korreshi foli dhe për pjesën e gjobave të policisë, ku u shpreh se është shqetësuese që qytetarët të ndalohen për një gjobë që nuk e dinë se ku e ka marrë.

“Do të ngre shqetësime për banorët e Lushnjës. Po bëhet retorikë që spitali i Lushnjës vazhdon përsëri dhe pjesa e analizave kalon në koncesion. Si mund të lini analizat e njerëzve vetëm një javë në muaj. 200 mijë banorë të Lushnjës dhe ju e trajtoni si spital të mbaruar. Asnjë fond, minimalisht të paktën për analizat. Do të ishte e ndershme në rastet emergjente. As këtë nuk bëtë. Si ka mundësi ata pleq, të moshuar të cilët marrin 140 mijë lekë pension të bëjnë analiza te privati. Mjeku i lagjes për të dhënë ilaçet kërkon analizat e gjakut. Do të prisni datën 1 kur çelet fondi. Duhet të ikin në Fier apo Tiranë për analiza. Kjo po ndodh.

Po të shkosh, se është për të vendosur duart në kokë. Po të shkosh në tualetit e maternitetit gratë shkojnë me drita celularesh. Kjo është shëndetësia juaj falas. Është bërë barcaletë për në maternitet. Do prekja edhe gjobat e policisë. Ka një arsye se përse nuk lajmërohen njerëzit. Bëhet për kamatvonesë, që të paguash edhe këtë. Trup nuk keni! S’i zbriten kalamajtë në rrugë se përse ka një gjobë në Peqin. Na tregoni ilaçin që hodhët për mushkonjat në Divjakë, se janë shëndoshur shumë, ta hedhim edhe nga ana tjetër”, tha Korreshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit