-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: 75 milionë tonë drithë mund të ngecin në Ukrainë deri në vjeshtë

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Voldydmyr Zelenskyy, ka paralajmëruar se 75 milionë tonë drithë mund të ngecin në vend deri në vjeshtë. 

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit dhe që nga shpërthimi i luftës, janë ngritur shqetësime për një mungesë globale. 

Për momentin, vendi ka në magazina sasi të mëdha që nuk është në gjendje t’i eksportojë.

Zelenskyy u tha gazetarëve se ai ka diskutuar me Britaninë dhe Turqinë idenë e një marine të një vendi të tretë që garanton kalimin e eksporteve të grurit ukrainas përmes Detit të Zi të dominuar nga Rusia. 

Ai diskutoi gjithashtu situatën në Severodonetsk, duke thënë se do të bëhej “shumë e vështirë” për forcat e vendit të tij nëse Rusia është në gjendje të depërtojë në rajonin lindor të Donbasit. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit