Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi për të marrë eksperiencë më të mirë në drejtimin e shtetit, teksa po bëhet gati për të marrë detyrën në 24 Korrik.
“Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme.
Por mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë” tha Begaj.