Makina në të cilën po udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, ku ishte vendosur dhe eksplozivi që i mori jetën është e llojit “Wolkswagen”, tip “Golf” dhe rezulton i regjistruar jo në emër të tij.
Përmes targës ‘AB 077 PO’ është bërë e mundur dhe identifikimi i pronarit të mjetit që rezulton të jetë Petrit Osmani. Inicialet e tij, Osmani i ka vënë edhe në targat e makinës, ‘PO’.