-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Ekspertët mbledhin provat për të shkuar te killeri i bombës me telekomandë

Kryesoret

Aleksandër Sadikaj 27 vjeç ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i makinës që drejtonte. I riu mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital. Por atje, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të rënda dhe humbi jetën.

27-vjeçari ishte duke udhëtuar me një makinë (sipas policisë tip “Benz” por në fakt është “Golf” me targë AB077PO e cila dyshohet se nuk ishte në pronësi të tij) e cila ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje në Sauk me drejtim Elbasanin.

Policia dyshon se i është vendosur eksploziv. Po ashtu mendohet se ajo është shpërthyer në distancë me telekomandë. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikësit të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit nga makina, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Makina e të riut është shkrumbuar tërësisht. Ekspertët janë duke marrë çdo provë të mundshme që mund të shërbejnë për zbardhjen e kësaj çështje. Aleksandër Sadikaj ka qenë i proceduar më herët për një tentativë vrasjeje. Ndaj tij nuk ka pasur asnjë dënim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit