-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz mbylli takimin në Ballkanin Perëndimor, por “harroi” Ramën

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përfunduar turin e tij në Ballkanin Perëndimor ku ai mori pjesë gjithashtu në Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Selanik.

Në axhendën e tij në Ballkan Scholz anashkaloi vizitën në Shqipëri, pavarësisht se në takimin e këtyre të fundit Scholz nënkuptoi se do zhvillonte një takim dhe në Tiranë.

Në një postim në Instagram Scholz ka publikuar një përmbledhje të turit të tij ballkanik ku u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrin maqedonas Dimitar Kovacevski, atë Bullgar Kiril Petkov si dhe atë grek Kyriakos Mitsotakis.

Gjatë udhëtimit tim në Ballkanin Perëndimor, kam punuar për të siguruar që procesi i pranimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, i premtuar gati 20 vjet më parë, tani të ketë një shans real. Kam takuar shumë miq që kanë shpresë se përpjekjet e tyre do të shpërblehen në fund. Kjo është arsyeja pse ne i mbështesim ata. BE-ja nuk duhet t’i zhgënjejë këto vende.

Ka shumë probleme shumë specifike, gjithashtu midis shteteve të ndryshme. Ata janë të njohur, por nuk janë të pathyeshëm. Në shumë diskutime, kam bërë përpjekje shumë specifike për të siguruar që të gjithë të bashkohen, në mënyrë që së shpejti të marrim një vendim që hap rrugën drejt Evropës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me Procesin e Berlinit, Gjermania është përpjekur ta avancojë këtë zhvillim për shumë vite. Do ta ringjallim. Të gjithë më kanë kërkuar që ta bëj këtë, dhe ne do ta përmbushim këtë kërkesë.” ka shkruar Scholz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit