-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 të arrestuar në Tiranë, sherr, grushte, kokainë dhe vjedhje

Kryesoret

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale; dhunë në familje, vjedhje, por edhe drogë. “Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa dhe kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 21 vjeç, pasi ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Bathore, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, në banesë, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak, si dhe konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Klajdi Arapi, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • F. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– Sh. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Z., 34 vjeç, banues në Përmet, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”. Ky shtetas, gjatë kohës që ka punuar si agjent shitjesh në një subjekt, ka shitur produkte pa dorëzuar faturat dhe ka përvetësuar shumat e të ardhurave nga shitjet e kryera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit E. K., 19 vjeç, sepse ka kanosur shtetasin B. Xh., për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj shtetasit E. K., pasi e ka goditur me grusht” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit