-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fole në mesin e hajdutëve”! Kim u “sulet” kritikëve: Një përgjigje për “spin doktorët”

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas komenteve të shumta dhe opinioneve në rrjetet sociale, por jo vetëm, kundër saj pas fjalimit dje në konferencën kundër korrupsionit.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë komentet kundër saj i cilëson dashakeqe, ndërsa poston edhe njëherë fjalimin që mbajti dje në aktivitetin e qeverisë, ku segmente të caktuara e akuzuan se foli për luftën kundër korrupsionit në mesin e hajdutëve.

Edhe një herë, spin doktorët (dinakë, manipulues) po punojnë shumë, duke keqinterpretuar pikëpamjen e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Ja çfarë thashë në të vërtetë – ju lutemi lexoni dhe gjykoni vetë: Ju jeni në një çast kritik të historisë suaj. Duhet të vendosni praktikisht se në cilin drejtim do të shkoni: do të shkoni përpara apo prapa? Kush do zotërojë vendin tuaj?

Do ta zotërojë krimi i organizuar, vetëm oligarkët, apo do të kenë edhe njerëzit e zakonshëm mundësinë për të fituar, për të zotëruar prona, për t’i zhvilluar pronat, e për t’u pasuruar. Ju duhet të vendosni.

Do të jetë ky rasti që cilido këtu do të mundohet për lidhje të veçanta, vetëm që t’ia dalin, apo do të krijoni një sistem ku kushdo është i barabartë përpara ligjit dhe ku fëmija juaj është po aq me vlerë, po aq i lirë, po aq i aftë dhe ka të njëjtat mundësi si fëmija i dikujt tjetër.

Pra, ky është një çast i madh dhe ne besojmë, si Shtetet e Bashkuara, që do të bëni zgjedhjen e duhur, ashtu siç keni bërë në çdo çast tjetër kritik. Pra, faleminderit për pjesëmarrjen tuaj sot dhe ne presim të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me ju” shkruan Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit