-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrohet hoteli luksoz në Korçë: U ndërtua me lekë droge

Kryesoret

Gjykata e shkallës së parë në Korçë ka sekuestruar një hotel me dyshimin se është dërguar me para droge. Hoteli është në emrin e L. K. 60-vjeçe, banuese në Korçë, por që sipas prokurorisë pasuria ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal i Erion Demollit 34-vjeç, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal Erion Demolli dyshohet se i ka investuar në biznesin që arrin vlerën 15.100.000 lekë në emër të 60-vjeçares me të cilën ka lidhje familjare” thotë prokuroria.

“Korçë-Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 15.100.000 lekë, në pronësi të një 35-vjeçari me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në vijim të punës për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pas një periudhe dyvjeçare hetimesh, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.06.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vendosjen e sekuestros preventive për një pasuri me sipërfaqe 182 m² truall, ndërtesë 147 m² dhe kat shtesë 176 m², në rrugën “Naum Voskopoja”, Korçë. Kjo ndërtesë funksiononte si hotel dhe ishte në pronësi të shtetases L. K., 60 vjeçe, banuese në Korçë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasit Erion Demolli 34 vjeç, banues në Korçë, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, ky shtetas dyshohet se i ka investuar në biznesin në emër të shtetases L. K., me të cilën ka lidhje familjare” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit