-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E para mbaroi! Braçe thirrje Ramës: Mirato paketën e re për të varfrit

Kryesoret

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe i kërkon Edi Ramës që të miratojë paketën e re të masave për të mbështetur qytetarët përballë krizës së shkaktuar nga çmimet e larta si pasojë e luftës në Ukrainë pas pushimit rus.

“Tani duhet një paketë e re mbështetje” tha deputeti socialist në Kuvend, pas paketa e parë tremujore e rezistencës sociale mbaroi në fillim të qershorit.

Dje rifilluan protestat përpara Kryeministrisë. 258 lekë për litër është sot çmimi i naftës në vend i caktuar nga bordi i transparencës, i ngritur nga qeveria.

Ky bord vendosi që çmimi i benzinës të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i gazit 86 lekë/litri. Sipas INSTAT, në muajin qershor inflacioni vijoi të rritej duke arritur në shifrën e 6,7 për qind.

Kategoritë më të prekura nga rritja e çmimeve janë ushqimet, pije joalkoolike dhe transporti. Aktualisht, sipas bordit, orizi kokërrgjatë tregtohet me 101 lekë/kg, 104 lekë/kg do të shitet sheqeri dhe 90 lekë/kg mielli masiv, ndërsa vaji nuk ka tavan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit