Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se heshti për arrestimin e Agim Kajmakut me 20 kg kokainë në Itali dhe gjithashtu e akuzoi se doganieri i arrestuar për ngarkesën që u kap mbrëmë në portin e Durrësit, Egert Vargu, anëtar i këshillit bashkiak Tiranë, është “njeriu i tij”. “Për Kajmakun prapë nuk fole. Sot u kapën 45 kg të njeriut tënd” tha ai.
Kryeministri u kujtoi Sali Berishën, por Alibeaj e sfidoi. “Bëhu burrë njëherë fol për non gratat e tua, i ke me shumicë, gjysmë goje nuk e nxjerr për raportin e DASH-it, del edhe i mbron dhe bashkon votat me ata. Bëhu burrë dhe mos i ul poturet para tyre” i tha ai.
Në sallë pati edhe një moment që shkaktoi të qeshura, pasi Lindita Nikolla i kërkoi kryeministrit që të ulej duke mos i dhënë fjalën pas Jorida Tabakut. Enkelejd Alibeaj e duartrokiti për zbatimin e rregullores. Kjo solli reagimin e Flamur Nokës.
“Zonjë këtu ka një sinkronizim për të përkëdhelur ty nga të dy palët, Enkelejdi dhe Rama, por shqiptarët nuk kanë nevojë për tango dyshe, tangot kanë vende ku zhvillohen…” tha ai.
Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën. “Ato komente bëja ndonjë shoqes tënde dhe jo mua. Uluni zoti Noka” i tha kryetarja e Kuvendit.
Debati në Kuvend
Flamur Noka: Kërkoj replikë.
Lindita Nikolla: S’ju përmendi fare, e kishte me Flamurin, jo emrin tuaj personal.
Flamur Noka: Mbani veshët hapur, përmendi emrin zotëria. E shoh se këtu ka një sikronizimin për të përkëdhelur ty nga të dyja palët, por shqiptarëve s’ju intereson se kështu ju përkëdhel më shumë më fjalë, Rama apo Alibeaj. S’kanë nevojë për të parë tango dyshe, se kanë dhe ku zhvillohen. Je drejtuese seance apo kukull që të kanë vendosur aty?
Lindita Nikolla: Unë nuk jam kukull. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren, nuk më drejton njeri…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj. E ndërpreva fjalën se nuk është procedurë, po komentoni. Komentet nuk janë procedurë.
Flamur Noka: Jo nuk vijojmë. Dua fjalën
Lindita Nikolla: Do vijojmë se për reciprocitet mori fjalën Alibaej. Ju nuk po flisni për procedurë
Flamur Noka: Më jepni fjalën!