Policia ka njoftuar për një aksion të zhvilluar në zonën e Beratit në kuadër të luftës kundër kanabisit.
Në aksion është kërkua ndihma dhe FNSH Fier, por nga kërkimet nuk është gjetur asgjë. Policia duket se nuk është e bindur me rezultatin dhe ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë dhe në ditët në vazhdim.
NJOFTIMI
Kontroll masiv në të gjithë territorin e DVP Berat, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
103 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, gjatë paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
20 grupet e kontrollit të ngritura në të gjithë Qarkun, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj.
Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë qarkun Berat në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike