Pista kryesore ku po hetohet për vrasjen e të moshuarit invalid Lulash Qepuri në Shkodër është për fajdet.
Për vrasjen e 76-vjeçarit me origjinë nga Dukagjini kur kanë kaluar tre ditë ende nuk ka asnjë të arrestuar, por policia ka në dorë një element shumë të rëndësishëm; një bllok me emra.
Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që u kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas.
Policia ka nisur me marrjen në pyetje të këtyre personave, emrat e të cilëve janë gjetur në bllokun sekret të Qepurit. Por deri tani asnjë nuk është arrestuar.
Autori në momentin e krimit, vrasjes së pronarit në derë të lokalit ishte i maskuar dhe në kokë mbante një kapele kashte.
Djali reagoi duke u përgjigjur me armë zjarri, por autori u zhduk.