-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e dytë mes qeverive Kosovë-Shqipëri, zbardhet agjenda e takimeve

Kryesoret

Nesër do të zhvillohet mbledhja e dytë midis dy qeverive asaj të Kosovë dhe të Shqipërisë.

Sot, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, pritet të vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kosovë. Po ashtu, Rama do të vizitojë dy nga fabrikat eksportuese më të mëdha kosovare.

Ndërkohë që agjenda do të jetë si më poshtë:

11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.

12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit