I pyet për qëndrimet e tij për Ballkanin Hapur, kryeministri i Kosovës pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë, theksoi se vëllezërit nuk kanë nevojë për ndërmjetësues.
Kurti u shpreh se nuk ka asgjë të re për të thënë për Ballkanin e Hapur.
“Duhet të theksojmë se arritëm marrëveshje, protokolle dhe memorandume, gjithsej 19 sot. Marrëdhëniet tona bilaterale dhe vëllazërore janë të shkëlqyeshme dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit.
Ajo është një çështje e dimensioni tjetër dhe për atë nuk kam asgjë të re për t’iu thënë”, tha Kurti.