Me anë të Agron Shehajt, Partia Demokratike ka dhënë detaje në lidhje me atë që ata e quajnë një skandal, ku sipas tyre ministrja Xhaçka ka marrë pronën publike në Dhërmi me firmë të Edi Ramës.
“E kemi thirrur këtë konferencë për shtyp në lidhje me përfitimin e pronës publike nga ministrja Xhaçka. PD ka bërë një interpelancë me kryeministrin. Dua të sqarojmë opinionin publik se si ministrja Xhaçka me firmë të Ramës ka tjetërsuar pronën publike duke e marrë atë në përdorim me vendim të Ramës.
U bë pronare e një resorti me “5 yje në Dhërmi”, në Drimadhes”, tha Shehaj.
Ndërkohë, në video tregohet edhe mënyra se si është marrë prona publike me firmë të Ramës.