-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takohet me aktivistë dhe gazetarë nga Serbia

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën është takuar me aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe përfaqësues të disa organizatave joqeveritare të Serbisë.

Ndër temat e diskutimit në këtë takim ishte dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe “Ballkani i Hapur”.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi.

“Lidhur me dialogun me Serbinë, pas ndryshimeve demokratike të 14 shkurtit 2020, ka pësuar ndryshime edhe qasja në dialog. Tani dialogu nuk është i kornizuar në kohë dhe ka në qendër njohjen e ndërsjellë, e jo siç është zhvilluar në të kaluarën me kompromise të vazhdueshme nga Kosova, që bëheshin për të marrë njohjen nga Serbia dhe njohja nuk ndodhi”.

“Nuk ndiqet më politika e transaksioneve sikurse në të kaluarën, por ajo e transformimit me vullnet të lirë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, sa i përket mospërfshirjes së Kosovës në projektin “Ballkani i Hapur”, kreu i ekzekutivit ripërsëriti qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje.

Ai theksoi edhe marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve e serbëve në Kosovë dhe qasjes së pushtetit qendror ndaj serbëve.

Sipas Kurtit, komuniteti serb gëzon të drejta dhe liri të garantuara dhe se është i hapur të diskutojë për të gjitha problemet e komunitetit serb në Kosovë.

“Por pengesë kryesore në bashkëpunim paraqesin instrumentalizimi dhe tendencat manipuluese nga politika në Beograd”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për të arriturat gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij, ku ndër tjera përmendi ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin e Transparency International për vitin 2021, si dhe ngritjen për 17 vende në indeksin e World Press Freedom për liri të shprehjes dhe të mediave.

“Në Kosovë është dëshmuar se qeverisja demokratike dhe zhvillimi ekonomik shkojnë krahas njëra-tjetrës, gjë që i demanton idetë se ekonomia mund të zhvillohet më shumë dhe më shpejt me qasje autoritare nga pushteti”, tha Kurti.

Takimi u zhvillua në kuadër të programit të Grupit për Ballkanin për “Zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, i cili parasheh mbajtjen e konferencave dhe aktiviteteve që lidhen me shkëmbimin e vizitave reciproke të shoqërisë civile dhe aktivistëve me peshë në tërë rajonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit