Shefi i forcave të aramstosura të Finlandës. Timo Kivinen, është shprehru i gatshëm pët t ju kundërpërgjigjur Rusisë, nëse ajo ushtron sulm ndaj Finlandës.
Finlandezët janë të motivuar për të luftuar dhe vendi ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm, tha Kivinen në një intervistë.
Finlanda ka ruajtur një nivel të lartë gatishmërie ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi ka zhvilluar dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor, me të cilin ndan një kufi prej 1,300 km.
“Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte që po zhvillohet në Ukrainë”, tha Kivinen.
“Ukraina ka qenë një kafshatë e vështirë për t’u përtypur për Rusinë dhe po ashtu edhe Finlanda”, shtoi ai