Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbylljes së derës nga BE për negociatat e anëtarsimit.
Ai është shprehur se Rama është një dhie zgjebosur dhe mban bishtin përpjetë. Po ashtu Berisha e ka akuzuar atë se mandatin e tretë e ka vjedhur dhe prandaj BE nuk dot t’i hapë negociatat.
POSTIMI I BERISHËS
Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe! Ndaj kurre nuk çelen negociatat me ty!
Te dashur miq,
I shfazuar nga ‘JO-ja’ e madhe e lidereve te BE-se per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, Edi Rama u soll sot ne Samitin, ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si nje dhi e zgjebosur qe mban bishtin perpjete!
Ai rrahu gjoksin, duke thene si me krenari se: Mu ndesh te fitoja nje mandat te trete, qe te vazhdoja te prisja per celjen e bisedimeve dhe ishte shume te thoja te verteten qe arsyeja nuk eshte thjesht Bullgaria.
Ne fakt, i them ketij hokatari, shkaku kryesor, siç pohon edhe vete ai, nuk eshte Bullgaria, por pikerisht mandati i trete i rrembyer nga ai duke vjedhur vota.
Ky eshte shkaku i te gjitha shkaqeve qe pse BE nuk hap negociatat me Shqiperine. Me Edi Ramen negociatat nuk hapen kurre!
Me 7 Korrik jeni te gjithe te ftuar ne proteste!