10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohen 4 alpinistë në Valbonë, njëri prej tyre dëmton këmbën

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku dy alpinistë janë bllokuar tek Bjeshka e Zharit te Gjeles.

Bëhet me dije se alpinistet janë të lënduar dhe se kërkojnë ndihmë urgjente me helikopter. Mësohet se një nga alpinistët e bllokuar është në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi ka dëmtuar këmbën.

Pritet që ambulance dhe policia të mbërrijë në vendngjarje, për tu ardhur në ndihmë alpinistëve.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, jemi njoftuar se në zonën e Valbonës, 2 shtetas (bashkëshortë / aplinistë), duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar dhe nga informacionet paraprake, njëri prej tyre është dëmtuar dhe në pamundësi për të lëvizur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar alpinistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.

Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë (alpinistë), të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit