-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka fton Bashën në protestën e thirrur nga Sali Berisha

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, foli ndër të tjera për protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

I pyetur nëse Basha do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha, Noka u shpreh se në këtë protestë është i ftuar çdokush që e konsideron regjimin e Ramës si një e keqe për vendin.

“Në këtë front është i ftuar çdo deputet i PD, çdo personalitet i opozitës, i shoqërisë civile, çdo qytetar që e konsideron regjimin e Ramës si një e keqe e madhe që i kanoset këtij vendi”, tha Noka.

Sekretari i PD theksoi se qytetarët duhet të dalin në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, pasi vendi është në rrezik.

“Shqiptarët kanë një temperaturë të brendshme ekstreme, po ziejnë nga varfëria. Gjithçka është kthyer në pronë e kryeministrit dhe ministrave të tij. Shqipëria është bahçe e kryeministrit. 5 përqind dominojnë dhe kontrollojnë gjithçka 95% janë në shpresë të zotit. Shqipëria është në rrezik. Opozita është duke krijuar frontin e shpëtimit kombëtar.

Shqipërisë i kanoset një Jugosllavi e re. Shqipëria po tentohet të kthehet në një shtojcë të Serbisë”, tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit