Një fëmijë i mitur 10-vjeç, është zhdukur në qytetin e Tiranës. Nëna e tij, shtetasja me iniciale F.L, ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj.
Sipas policisë 10-vjeçari është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Autoritetet po punojnë për gjetjen e fëmijës.
Njoftim
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja F. L., 32 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj 10 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftim.