Ish-kryetari i bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama ditën e sotme ka ngjitur shkallët e SPAK-ut.
Paraprakisht mësohet se po pyetet për një procedurë tenderi që bashkia ka zhvilluar në kohën e drejtimit të tij.
Rama u zgjodh në krye të bashkisë së Dibrës në shtator të vitit 2016, pasi fitoi përballë Sherefedin Shehut.
Por në zgjedhjet lokale të vitit 2019, Partia Socialiste nuk e rikandidoi duke garuar në Dibër me Dionis Imerajn, i cili mori detyrën si kryebashkiak me 6 Gusht të vitit 2019.
Por edhe ky, si dy paraardhësit e tij, Shukri Xhelili dhe Rama nuk e mbylli mandatin e plotë pasi dha dorëheqjen për t’u bërë pjesë e garës parlamentare të 25 Prillit, ku nuk fitoi.