-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid, pritet nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, janë pritur nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe mbretëresha Letizia e Spanjës, në një mbrëmje mirëseardhjeje gjatë Samitit tre-ditor të NATO-s, i cili po zhvillohet në Madrid.

Mbrëmja është zhvilluar në pallatin presidencial në Madrid, ku janë pritur të gjithë drejtuesit e shteteve anëtarë të NATO-s.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të diskutohet dy ditët e mbetura, ku një fokus mund të ketë edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke qenë se vendet anëtare të NATO-s janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Samitin do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Pas përfundimit të seancës plenare, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë  ekspozitën e teknologjisë së NATO-s.

Pasditen e së mërkurës, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të vizitojnë Muzeun Kombëtar Prado, në Madrid, e më pas kryeministri Rama do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Samiti i NATO-s do të vijojë punimet të enjten, në ditën e dytë të tij, ku Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë, së bashku me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit