Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut që do të organizojë Sali Berisha përballë Kryeministrisë. Ai tha se nuk mund të jetë Sali Berisha shpresa e njerëzve që sot kanë nevojë.
“Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve që sot vuajnë gjithnjë e më tepër. Nuk është ai shpresa e njerëzve.
Përpara se të shkojmë të sheshi, të vijmë këtu dhe të thonë një gjë; cfarë bëhet me fatin e “non grata”-ave të Ramës. Cfarë qëndrimi ka ai për oligarkët e Ramës” tha ai.