Policia e shtetit ka goditur sot një rast trafiku droge nga Anglia përmes postës. Dy janë të arrestuarit, një 34-vjeçar dhe bashkëpunëtorja e tij, e cila mori nga posta në Tiranë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike.
“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. Gj. e ka siguruar pakon me lëndë të dyshuar narkotike nga Anglia, nëpërmjet postës. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja H. F., ish-punonjëse e postës, ka marrë në postë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike, të dërguar në emër të shtetasit A. Gj.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 75 gr, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme” thotë policia.