Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh se nuk do të marrë pjesë në protestën e Sali Berishës, pasi sipas tij “non grata” nuk u ngjall shpresë shqiptarëve.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar duke i cilësuar fjalët e tij absurde dhe se çdo shqiptar ka të drejtë të protestojë. Sipas deputetit, kushdo që tenton të mbysë zërin e qytetarëve është pro Ramës.
“Më vika keq nëse kjo ka ndodhur. Është absurde nëse kjo thirrje është bërë. Çdo shqiptar ka 1001 arsye për të dalë në protestë, kushto që do të mbysë zërin e qytetarëve është në shërbim të qeverisë.
Alibeaj apo çdo deputet i zgjedhur nga 25 prilli jemi zgjedhur për të qenë opozitë përballë Ramës, jo me Ramën. Është absurde që të shkojmë në drejtim të gabuar. Nuk ka fuqi, zero. Nuk e kam parë deklaratën por më duket absurde”, tha ai.