Disa të rinj janë përfshirë në një sherr në një pishinë në një kompleks në Tiranë që ndodhet në zonën e Farkës.
Policia ka vënë nën hetim 3 të rinj, të cilët ishin në gjendje të dehur dhe janë goditur me grushte mes tyre.
Janë proceduar penal në gjendje të lirë për shtetasit: – D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, ndërsa video e sherrit është publikuar në mediat sociale, ku ato shihen buzë një pishine duke dhunuar njëri-tjetrin.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.