-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Te “5pyetjet.al”/ Vjedhja e votave brenda PD, humbësi amniston fituesin: Kam halle të tjera

Kryesoret

Kur kishte kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar, policia pas denoncimit të KQZ-së arrestoi 6 numërues, të cilët i liroi sot për t’i hetuar në gjendje të lirë, një tjetër e prangoi dhe një është në kërkim duke e çuar në tetë në total numrin e të akuzuarve për këtë dosje.

Por çfarë bënë komisionerët?

Sipas prokurorisë numëruesit e KZAZ-së nr. 53 në Përrenjas ku janë konstatuar parregullsi në rezultatin e numërimit në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021 kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve te votat për kandidatët.

Konkretisht bëhet fjalë për tabelën e rezultatit për kandidatët për deputetë në qendrën e votimit  nr.2796, për Partia/Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca Për ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota për kandidatin Lefter Gështenja dhe minus 38 vota për kandidatin Ardian Zeneli nga krahasimi me faktin e votave në kuti.

Thënë më shkurt, lufta brenda llojit, 38 vota iu hoqën Zenelit për t’i kaluar Gështenjës, i cili në 25 prill fitoi mandatin, ndërsa farmacisti i Përrenjasit humbi.

Në kampin opozitar për këtë dosje kishte heshtje. Po vetë i humburi në këtë mes, çfarë mendon? “5pyetjet.al” kontaktoi zotin Zeneli, i cili tha se mes tij dhe Gështenjës nuk kishte pakt dhe se kjo çështje tani nuk i interesonte më.

Kam dëgjuar dhe lexuar shumë pak. Kam qenë i zënë me punë. Mes meje dhe zotit Gështenja nuk ka pasur marrëveshje për të kaluar votat. Nuk më intereson kjo çështje më” tha ai për “5pyetjet.al”.

Me apo pa skenar, pasojat po i vuajnë komisionerët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit