Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar SHBA-të për pavarësinë e tyre. Ai ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmesën që kanë dhënë në Shqipëri.
Po ashtu Berisha ka shtuar se PD-ja ka dhënë kontributin e saj në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe miqësinë e tyre.
“Miq, sot kombi i madh amerikan feston ditelindjen e tij, diten e Pavaresise se SHBA. Se bashku me te, festojne me mirenjohje te thelle shqiptaret dhe miqte e tij ne gjithe boten. Amerikanet festojne sot krenare pavaresine e vendit te tyre, si superfuqia e lirise, festojne si kombi qe ka bere me shume se çdo komb per lirine e kombeve te tjera ne teresi dhe ne veçanti me lirine e shqiptareve.
Ky vit eshte dhe 100 vjetori i marredhenieve midis Shqiperise dhe SHBA. Partia Demokratike ka dhene kontributin me te madh dhe historik ne keto marredhenie. Ajo mbetet e vendosur te beje dhe me shume ne 100 vitet qe vijne!” ka shkruar ai në Facebook.