-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kanë vjedhur buxhetin”, Berisha: Mafia Rama-Veliaj krijuan 24 ndërmarrje

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me FRPD deklaroi se mafia Rama-Veliaj kanë krijuar 24 ndërmarrje në funksion të inceneratorëve, për të vjedhur buxhetin e shtetit.

“Nuk ka njeri si të mos përmendë skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë nga mafia Rama-Veliaj. Një treshe e tyre, krijon 24 ndërmarrje me qëllimin e vetëm lëshimin e faturave false për të vjedhur paratë e buxheti t të shtetit. Të gjitha këto qëndrim të kësaj qeverie, e cila e kam thënë dhe e them, në çdo fjalë lëshon një mashtrim, një çdo firmë një vjedhje.

Kanë arritur të godasin, të rrënojnë, duhet të jemi realist me shumë se këdo tjetër, brezin e ri të vendit. Kanë arritur t’i vrasin shpresën, kanë arritur t’i krijojnë bindjen atij se ky vend nuk bëhet. Dhe e vërteta është se nuk ka goditje më të madhe për Shqipërinë se sa mendimi i shqiptarëve se ky vend nuk bëhet. Ajo është goditje fatale për vendin nëse nuk e ndryshojmë”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit