Lulzim Basha ka uruar Pavarësinë e Amerikës me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“4 korriku i 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut, dhe mbrojtëse e këtyre vlerave kudo në botë. Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka frymëzuar popuj e kombe, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë dhe demokracisë për shoqëri të lira e të emancipuara.
Ne shqiptarët e përkujtojmë këtë ditë historike, në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, me krenari dhe mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kombi amerikan na ka dhënë përgjatë gjithë historisë tonë, si kur diskutohej fati i ekzistencës tonë, ashtu edhe më pas, në sfidat e daljes nga errësira e diktaturës drejt dritës së lirisë dhe demokracisë, në çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së saj, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në procese të tjera të zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit në BE.
Gëzuar 4 korrikun! Zoti e bekoftë miqësinë mes dy kombeve tona”, shkruan Basha.