Një automjet ka marrë flakë në ecje teksa po lëvizte në zonën e Llogarasë, në Vlorë.
Dyshohet se shkak për përfshirjen e mjetit nga flakët është bërë një defekt teknik.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.