Deputetja e PD-së Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në protestën e zhvilluar këtë të enjte nga Berisha u shpreh se qeveria e kryeministrit Rama është më e korruptuara. Ajo tha se ai nuk ka ndërmend të ndalet por PD-ja nuk dorëzohet dhe nuk kthehet më mbrapa.
“Eshtë dita që ti themi Ramës, nuk na gënjen dot. I themi nuk na blen dot, nuk na bën dot të heshtim. Nuk ka më kthim mbrapa për ne. Qeveria Rama është më e korruptuara. Babëzia e tyre nuk pyet qindra mijëra të papunët, për gratë e dhunuara.
Qytetarët nuk marin dot shërbimin qytetar sepse mungojnë analizat. Edi Rama nuk ka ndërmend të ndalet, ndaj atë duhet ta ndalim ne”, shprehet Vokshi.









