Një shqiptar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e një aksidenti.
Viktima është Olti Hysenaj 32-vjeç.
Aksidenti ndodhi në Torino, qytet ku i riu shqiptar jetonte dhe punonte prej shumë vitesh.
Hysenaj është përplasur me dritën e rrugës dhe më pas në një pemë.
Makina është përmbysur dhe shqiptari humbi jetën në vend.