-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e 7 korrikut, Berisha: Në shesh ishte opozita e vërtetë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij me kryetarët e degëve në Tiranë tha se protesta e 7 korrikut i kaloi pritshmëritë. Ai u shpreh se protesta bashkoi anëtarët, simpatizanët dhe mbështetësit e opozitës.

“Çdo sukses ka dy anë, përpjekjen për arritjen e tij dhe më të vështirë akoma ka përpjekjen për mbajtjen e tij dhe lartësimin e tij. E para mendoj unë se ishte një sukses i një rëndësie të jashtëzakonshme për frontin e shpëtimit të Shqipërisë, për PD dhe popullin opozitar, por edhe për Shqipërinë. Protesta siç e patë dhe ju ishte e përmasave ndoshta më e madhja që është mbajtur ndonjëherë.

Po të kemi parasysh kushtet në të cilat ajo u thirr, kjo protestë tejkaloi të gjitha parashikimet edhe më optimiste. Protesta bashkoi së bashku anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit tanë dhe të forcave të tjera opozitare, të shoqërisë civile, por edhe të shumë qytetarëve pa parti, e vërteta është edhe e PS dhe partive të tjera. Thirrja të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë ishte një kushtrim që jehoi fuqishëm tek qytetarët e këtij vendi në çdo rrugë të Tiranës”, tha Berisha.

Gjithashtu ai tha se pas shumë kohës në shesh ishte opozita e vërtetë.

“Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera të kësaj proteste, ishte se për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e vërtetë. Dhe nëse më pyesni ju mua se çfarë ishte më e veçanta, më e rëndësishmja, më e jashtëzakonshmja, ishte opozita e vërtetë në shesh. Kjo përbën një ogur të madh të bardhë për Shqipërinë, në rrezik, për shpëtimin e saj”, shtoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit