-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO- “Shtëpi bari” në Spanjë, policia “shkatërron” bandën, dy shqiptarë në pranga

Kryesoret

Policia spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut të drogës duke arrestuar dy shqiptarë dhe një maroken të moshës 23 deri 33 vjeç.

Ata akuzohen për kultivim dhe prodhim droge si dhe i përkasin një grupi kriminal. Hetimi ndaj tyre nisi pasi policia mori informacion për ekzistencën e mundshme të një hapësire në të cilën kultivohej marijuanë.

Efektivët e policisë spanjolle kanë pikasur pranë objektit praninë e personave të panjohur, ku njëri prej ka dalë jashtë dhe është përballuar me një nga agjentët.

Në këtë moment ndërhynë edhe forcat e tjera të policisë, duke bërë të mundur arrestimin e tre personave ndërsa sekuestruan 1500 bimë kanabis si dhe të gjitha materialet e nevojshme për kultivimin e tyre.

Sipas policisë, të tre personat kujdeseshin për kultivimin e kanabisit 24 orë në ditë, ndërsa kishin vendosur më parë përgjues, kamera sigurie, dhe kishin fshehur një automjet jashtë ‘shtëpisë së barit’ që të largoheshin menjëherë sapo të mbërrinte policia.

Të arrestuarit, dy me kombësi shqiptare dhe një maroken, akuzohen për grup të strukturuar kriminal, kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike. Ata janë lënë në burg nga gjykata spanjolle, ndërsa vijojnë hetimet për lidhje të mundshme me rrjetet e tjera të trafikut të drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit