-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet baza e “luftës” në Tiranë me silenciatorë, radio policie, maska dhe drogë

Kryesoret

Një bazë me armë të sofistikuara, drogë, maska, thika, radio policie dhe materiale të tjera është zbuluar në Tiranë në operacionin e koduar “Ruger” duke çuar dy persona pas hekurave.

Policia njofton se janë sekuestruar 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Të arrestuarit janë; Krisjen Gjini 25 dhe Franceska Kolgjegja 22 vjeçe, aktualisht banues me qira, në Tiranë. Gjithçka ka nisur në bulevardin “Gjergj Fishta” ku policia ka ndaluar automjetin e drejtuar nga i riu, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy banesa të ndryshme, të marra me qira nga 25-vjeçari (në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja) policia gjeti 4 armë zjarri pistoleta, 2 armë zjarri automatike, 4 silenciatorë, 7 maska, 2 radio si ato të Policisë, një thikë, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, fishekë të kalibrave të ndryshëm, dorashka, krehra, dokumente të dyshuara të flasifikuara, targa të huaja dhe 2 automjetet që përdornin shtetasit e arrestuar. 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit