Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarsic, në një postim në Twitter, ka bërë me dije se Greqia ka dërguar avionë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.
“ Nxehtësia po godet edhe Evropën Juglindore, ka rrezikshmëri të lartë zjarresh. Pas një kërkese për ndihmë nga Shqipëria, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ofroi ndihmë. Dy avionë zjarrfikës janë nisur tashmë drejt Shqipërisë”, shkruan Lenarsic.
‼️The heatwave is whizzing also through southeastern Europe, including the high danger of #wildfires.
— Janez Lenarčič (@JanezLenarcic) July 14, 2022
Upon the request for assistance from #Albania via the EU Civil Protection Mechanism, #Greece has offered assistance.
2 firefighting planes are already on their way.
🇪🇺🇬🇷🤝🇦🇱 https://t.co/VcjP35SzNE
Gjithashtu Balas Uzvari vuri në dukje se dy grekë Canadair janë nisur drejt Shqipërisë
Kjo është hera e dytë për këtë vit, që Greqia i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë për të dërguar avionë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë Evropa është prekur nga temperaturat ekstreme të cilat kanë shkaktuar zjarre dhe djegien e mijëra hektarëve.