Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov e quajti statusin e kandidatit në BE për Ukrainën një “lëvizje gjeopolitike kundër Rusisë”. Mbajtësi i diplomacisë së Moskës shtoi se “forcat e armatosura ruse dhe Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut (DPR) po ia dalin mbanë në detyrat e tyre në operacionin ushtarak special, duke u përpjekur të ndalojnë gjenocidin e rusëve dhe duke eliminuar kërcënimet e drejtpërdrejta për sigurinë tonë”. Sipas Lavrov, Kievi “po humbet në fushën e betejës” dhe “së bashku me mbrojtësit e tij perëndimorë po demonizon Rusinë”.