Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarje e rëndë e Fushë Krujës, aty ku u vranë tre të rinj Brilant Martinaj, Diklen Vata, Besmir Hoxha.
Janë zbuluar dëshmitë e familjarëve të viktimave. Ata kanë deklaruar para hetuesve se tre djemtë që ishin në makinë kishin pikasur makinën e autorëve që i ndiqte një makinë nga persona të panjohur.
Vata ka marrë në telefon nënën dhe motrën dhe u ka thënë se dikush po i ndiqte. Vata mbeti i vrarë në tentativë për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa u vra nga autorët jashtë mjetit.