-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama miraton hartën e re gjyqësore

Kryesoret

Qeveria miratoi sot hartën e re gjyqësore. Tashmë në Shqipëri do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë dhe një Apel për të gjithë vendin në Tiranë.

Pavarësisht kundërshtimit të fortë të avokatëve, opozitës dhe një pjese të shoqërisë civile, qeveria e ka miratuar. Harta do të zbatohet me faza.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se në datë 1 shkurt të vitit 2023 do të nisë punën gjykata e vetme e Apelit në Tiranë.

Në datë 1 Maj do të nisin funksionimin me strukturën e re 13 gjykatat e shkallës së parë dhe në 1 korrik gjykata Administrative e shkallës së parë.

Referuar gjyqtarëve, ministri tha se KLGJ ka lënë të hapur mundësinë e degëve dhe se qytetarët shërbimet do i marrin në godinat ekzsituese të gjykatave që do të mbyllen.

Në total janë 14 gjykata që mbyllen me reformën e re.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit