Rama iu drejtua opozitës teksa mori fjalën në Kuvend duke i akuzuar se kanë punuar prej vitesh kundër Kosovës dhe UÇK-së, ndërsa mazhoranca ka paraqitur këtë të enjte një projektrezolutë “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.
“Thikat që ju i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, duke e masakruar UÇK-në si terrorist, deri në ditën e fundit. Duke e ngritur thikën e duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës.
Historia do të tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni thika në shpinën e Kosovës. Kështu jeni dhe kështu do të mbeteni sepse bishti i shtrembër nuk drejtohet”, tha Rama.