17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bosë” droge në Itali, kishin 70 kg drogë në makinë, arrestohet çifti shqiptar

Kryesoret

Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia italiane në Venecia, për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja, çiftit të bashkëshortëve iu sekuestrua një sasi prej 70 kg kanabis dhe kokainë.

Shitja e mallit do t’i sillte çiftit mbi 1 milion euro fitim nëse droga do të shitej në tregut e zi. Në pamjen e ushtarëve që po kryenin kontrolle në zonën tregtare të Mestres, çifti u përpoq të ndryshonte drejtimin e udhëtimit, por makina u ndalua.

Në oborrin e banesës, efektivët konstatuan një tjetër makinë ku brenda bagazhit, u gjet një sasi prej 20 kg kanabis. Në këtë moment, burri shqiptar tentoi të arratisej me vrap, por nuk i ka shpëtuar dot policisë.

Efektivët më pas kontrolluan banesën e çiftit ku gjetën të fshehura brenda aspiratorit të kuzhinës, një sasi prej 300 gramës kokainë. Një prej policëve gjeti çelësin e një apartamenti tjetër që ndodhej jo shumë larg kësaj zone.

Aty, policia gjeti të fshehur në dollap, 18 thasë me 47 kilogramë kanabis. Mediat fqinje thonë se çifti i shqiptarëve synonte të shiste lëndën narkotike në zonat e plazheve përgjatë sezonit të verës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit